Zbulohet burri ideal, bën punët e shtëpisë dhe njëherësh palestër

Gratë thonë shpesh se burri ideal për punët e shtëpisë nuk ekziston. Por 57-vjeçari Steve Markovich nga Konentikati (SHBA) ka rrëzuar të gjitha parashikimet për dobinë e meshkujve në kuzhinë.
Prej 16 vitesh ai bën përditë punët e shtëpisë. Fshin dyshemenë, lan enët, kujdeset për kopshtin, pastron gjithë xhamat dhe makinën me një kënaqësi të paparë.
Markovich i ka kombinuar detyrat e shtëpisë me aerobin. Ai i kombinon lëvizjet e pastrimit me lëvizje identike të palestrës.
Kjo gjë i ka dhënë mundësinë që të mbajë dhe trupin në formë. Markovich ka menduar që të nis dhe një kurs trajnimi për të gjithë burrat që duan të ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë.
Shumë shpejt do të hedh një DVD në treg e cila kushton 20 dollarë dhe do t’u japë mundësinë burrave që të jenë të dobishëm në shtëpi.









