Vret veten para zyrës së taksave: Tani keni lëkurën time …

E pazakontë është cilësuar vetëvrasja e një francezi 55-vjeçar, pasi u lexua mesazhi që ai kishte lënë para se të ndërmerrte aktin fatal.
“Ju kërkuat lëkurën time, tani e keni”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit që ai ka shkruar, ndërsa dilte nga zyra e taksave, ku rezultonte të kishte një detyrim të papaguar prej 26 mijë eurosh.
Mësohet se ai ka hyrë fillimisht në zyrën e taksave Creteil, një periferi e Parisit dhe pas një shkëmbimi të shpejtë fjalësh me një nëpunës në sportel, doli në oborrin e ndërtesës dhe i futi vetes një të shtënë në kokë me një pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.
Babai i dy fëmijëve të vegjël, nuk ishte duke punuar për disa kohë dhe gjendej në vështirësi të mëdha financiare. “Ne dëgjuam një shpërthim, – rrëfen një punonjës francez për gazetën ‘Le Figaro’, – është e vërtetë se njerëzit që vijnë këtu janë shpesh të dobët, por një gjë e tillë, nuk kishte ndodhur kurrë”.









