Triumfon Adele, dy çmime të reja në Brit Awards në Londër

Edhe ky vit me gjasë do të jetë vit i suksesit global për këngëtaren britanike, Adele. Ajo ka fituar dy çmime në cermoninë Brit Awards në Londër. 6 çmimeve Grammy që i fitoi javën e kaluar, këngëtarja u ka shtuar edhe dy, atë për këngëtaren më të mirë femër britanike dhe albumin më të mirë britanik. Në këtë kategori ajo mundi albumin Mylo Xyloto të Coldplay, Ceremonials të Florence & The Machine, albumin e suksesshëm të PJ Harvey-t – Let Englad Shake dhe + të Ed Sheeran.
Fituesit tjerë të Brit Awards janë:
Kënga më e mirë britanike: One Direction – What Makes You Beautiful
Këngëtari më i mirë britanik: Ed Sheeran
Grupi më i mirë britanik: Coldplay
Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare: Rihanna
Këngëtari më i mirë ndërkombëtar: Bruno Mars
Grupi më i mirë ndërkombëtar: Foo Fighters
Këngëtarja e re më e mirë: Lana Del Rey
Brit Awards është një nga cermonitë më prestigjioze muzikore në botë.








