Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Shuhet zjarri që përfshiu magazinën (VIDEO)


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë bojrash në afërsi të fshatit Domje, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Drejtorise se nxjerrjes se targave. Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësave të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga dy punëtorë që po saldonin një objekt në brendësi të magazinës.

Nga kjo ngjarje nuk janë raportuar të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. /albeu.com/

Shikoni pamjet amatore të xhiruara nga celulari:

Komento

You must be Logged in to post comment.