Published On: Tue, Feb 21st, 2012

‘SHBA-të që moti nuk kanë një president të madh’


Legjenda hollivudiane, Clint Eastwood, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe një kohë të gjatë nuk kanë pasur një president të madh.

Aktori dhe regjisori amerikan ka deklaruar se nuk i kanë pëlqyer shumë presidentë amerikanë, ndërsa ka pranuar se e ka admiruar Harry Trumanin, i cili ka qenë president ndërmjet viteve 1945-1958.

“Mendoj se Truman ka qenë më i miri nga të gjithë. Një president të madh sikur ai, nuk kemi pasur qe një kohë të gjatë”, ka thënë 81-vjeçari për TMZ./Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.