Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Seks në fluturim, tashmë vjen me një çmim të arsyeshëm


Seksi në fluturim, para pak kohësh ishte i mundur vetëm duke u mbyllur në tualetin e ndonjë avioni dhe kjo me shpresën që dikush të mos zbulonte.

Më tej erdhi një ofertë tepër interesante nga SwiftJet, që për herë të parë i ofronte çifteve pasiononte një shërbim të tillë në privatësi totale.

Ky shërbim, i cili quhet “Love is in the Air”. megjithatë është tepër i kushtueshëm e jo të gjithë ata që e dëshirojnë, mund ta praktikojnë atë, pasi është i vlefshëm kundrejt një pagesë rrotull 3 mijë eurove.

Gjithçka konsiston në kryerjen e marrëdhënieve seksuale në një lartësi prej 1 mijë e 600 metrash.

Së fundi mbërrin dhe një propozim me çmim tepër të arsyeshëm, që duhet thënë se përshtatet më së miri me gjendjen e krizës.

Shërbimi tashmë ofrohet nga një kompani ajrore e vogël private, Flamingo Air, e cila plotëson dëshirat seksuale të personave për një çmim prej 300 euro secili, në një fluturim që zgjat një orë në avionin e vogël Cessna. /NOA/

Komento

You must be Logged in to post comment.