Published On: Fri, Jan 27th, 2012

Rihanna nuk e harron dot Chris Brown, zihet me të dashurën e tij të re


Edhe pse është folur shumë që këngëtarja Rihanna nuk ka mundur ta harrojë të dashurin e saj, Chris Brown, kjo është vërtetuar më së miri pas sherrit të Rihannës me të dashurën e re të Chris. Rihanna ishte në të njëjtin klub nate në Los Angeles, ku ishte edhe ish i dashuri i saj Chris Broën me të dashurën e tij të re Karrueche Tran. Kur Rihanna shkoi për t’u përshëndetur me Chrisin, Karrueche ia ndërpreu rrugën. Filluan ashpër ta shajnë njëra-tjetrën me fjalë fyese dhe të shtyhen. Fjalosjen e ndërprenë truprojat e Rihannës të cilët e larguan nga Karreuche dhe miqtë e saj. Mediat amerikane ditë më parë raportuan se Rihanna ka tashmë një vit që fshehtas po takohet me reperin Chris Brown, duke u bazuar në burime të afërta me këngëtaren, por edhe vetë ylli nga Barbadosi në profilin e saj në Twitter kishte ‘kritikuar’ reperin amerikan se ai po e tradhtonte të dashurën e saj me të.

Use Facebook to Comment on this Post

Komento

You must be Logged in to post comment.