Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Rihanna dhe Chris Brown bashkëpunojnë mes tyre


Edhe pse dikur ishin të dashur dhe më pas përfunduan në dyert e gjykatave, Rihanna dhe Chris Brown po bashkëpunojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë mes tyre. Rihanna dhe Chris Brown kanë bërë remiksin e këngë së tyre, “Birthday Cake” dhe “Turn Up The Music”, në të cilën secili paraqitet mysafir. Edhe pse shumë prej njerëzve nuk janë të gatshëm për të falur faktin se Brown e ka sulmuar brutalisht Rihannan pas dhënies së çmimeve “Grammy” të vitit 2009, duket se për yllin nga Barbados kjo nuk paraqet asnjë problem.

Komento

You must be Logged in to post comment.