Published On: Sun, Feb 5th, 2012

Qeni i verbër dhe drejtuesi i tij


Kur doktorët u detyruan që t’ia hiqnin sytë qenit Lily, prespektiva e së ardhmes nuk dukej dhe aq e mirë. Por askujt nuk i kishte shkuar ndër mend që shoqja e saj Maddison do të ishte dirigjuesja e këtij qeni të verbër.Maddison është guida e Lilyt. Në shumicën e kohës, sidomos kur dalin jashtë shtëpisë, Maddison është ajo që udhëzon dhe Lily e ndjek atë duk e prekur lehtas, në mënyrë që ta kuptojë se ku të shkojë.

Me humbjen e shikimit, shqisat e tjera të Lilyt janë theksuar edhe më shumë. Kështu që, edhe kur qëllon që Maddison nuk ndodhet pranë, Lily e kupton vetëm me erë nëse ajo është afër apo jo. Ato janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Flenë bashkë të kërrusura dhe gjatë ditës lëshojnë tinguj të ndryshëm për t’i dhënë mesazhe njëra-tjetrës. Veprimet e Lilyt janë mjaft normale, ashtu si të çdo qeni tjetër normal. Kushdo që e shikon nga larg, nuk e kupton që ajo është e verbër.

Komento

You must be Logged in to post comment.