Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Promovimi i investimeve përmes forumeve


Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Visar Bajra, pati të mërkurën një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ku e ka njoftuar me aktivitetet e OEAK-së si dhe për rëndësinë që ka aplikimi i përfaqësimit të përbashkët konsullor në diasporë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me investimet potenciale ekonomike në vend.

Ministri Hoxhaj, ofroi përkrahjen e MPJ-së për proceset që kanë ndikim në zhvillimin dhe promovimin e ambientit afarist në Kosovë. Ai po ashtu përmendi organizimin e forumeve ekonomike gjatë këtij viti në diasporë me fokus në sektorët e energjisë, minierave dhe mjedisit.
Me këtë rast të dy palët shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes profesionale për përmirësimin e klimës ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.