Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Partnerët s’duhen në të njëjtin vend pune, u dëmtohet lidhja


Më mirë të kaloni 24 orë me partnerin tuaj pa bërë asgjë, sesa të rrini qoftë edhe 1 orë të vetme bashkë në të njëjtin vend pune. Do të arrinit deri tek ndarja …

Kështu pohon një studim i fundit i Universitetit të Bedfordshires, sipas të cilit, nëse partnerët bëjnë të njëjtën punë dhe sidomos, nëse punojnë në të njëjtën zyrë, e dobësojnë dukshëm raportin mes tyre.

Kjo pasi, sipas profesor Gail Kinman, që udhëhoqi këtë studim, një gjë e tillë prish në fakt ekuilibrin mes jetës private dhe profesionale.

Sipas Kinman, nëse dy partnerët ndajnë të njëtin vend pune apo të njëjtin projekt, edhe në mjedisin e tyre në shtëpi do të flisnin veç për të, duke i marrë kështu kohë jetës së tyre intime.

Kjo e pengon çiftin për të vënë në distancën e duhur nga puna e kësisoj për t’u çlodhur dhe shëruar prej saj.

e.t/NOA

Komento

You must be Logged in to post comment.