Pamje horror, policia amerikane vret një person të paarmatosur (VIDEO)

Policia amerikanë në Los Angeles ka qëlluar për vdekje një person i cili kërcënoi forcat e policisë me një çekiç në dorë. Jashtë një restoranti fast-food janë dëgjuar 10 të shtëna të cilët kanë lënë të vdekur në vend.
Emri i viktimës nuk është bërë i ditur. Ai kishte shkaktuar shqetësim në restorant dhe policia kishte mbërritur pas raportimit. Personi që mbante çekiçin ka refuzuar ti bindet urdhrave të policisë për të ndaluar madje nga video tregohet se ai është matur edhe për të goditur një nga policët. Pas kësaj polici tjetër ka qëlluar shumë herë duke e lënë të vdekur.
E gjitha kjo është filmuar nga disa persona të cilët ndodheshin vetëm pak metra larg brenda një makine









