Lirohet themeluesi i Megaupload

Themeluesi i faqes së famshme të internetit “Megaupload”, ka lënë qelinë e burgut. Bëhet fjalë për Kim Schmitz, i njohur ndryshe si Kim “Dotcom”, i cili është liruar me kusht nga drejtësia neozelandeze.
Ai është i akuzuar për dhunimin e të drejtave të autorit dhe SHBA-ja kërkon ekstradimin e tij.
38-vjeçari gjerman është arrestuar më 20 janar në pronën e tij në Okland, me tre persona të tjerë përgjegjës për “Megaupload”.









