Published On: Sun, Feb 19th, 2012

Lindur me zemrën jashtë trupit, Ryan është i vetmi që ka mbijetuar (FOTO)


Harrisburg (Pensilvani), 19 shkurt NOA – Ryan Marquiss është fëmija i vetëm që i ka mbijetuar një sërë keqformimeve kardiake, të cilët deri tani nuk i kanë lënë të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Ryan u lind me zemrën jashtë trupit, një gjendje e rrallë që zakonisht i vret foshnjat brenda tri ditëve të para të lindjes.

Për më tepër, zemra e tij ishte më e vogël dhe punonte vetëm në pjesën (hipoplasia). Mjekët ishin të vetëdijshëm për cenin e Ryan, por Marquiss, nëna e djalit nuk donte të ndërpriste shtatzëninë. Ryan është lindur në shkurt të vitit 2009 dhe një ekip prej 30 specialistësh kanë marrë pjesë në operacionin e të voglit.

Pas një ndërhyrje të gjatë, fëmija ka mbijetuar për habinë e prindërve: “Ne nuk mendonim se ai do të mbijetonte, është një mrekulli e vërtetë”. Tani Ryana është tre vjeç dhe pritet ti nënshtrohet edhe dy operacioneve për të bërë që zemra e tij të funksionojë si një zemër normale.

a.e./NOA

Komento

You must be Logged in to post comment.