Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Lenovo prinë për besueshmëri


Kompania Rescuecom rregullisht publikon top-listën e prodhuesve të besueshëm të kompjuterëve. Këtë vit në vendin e parë zbarkoi Lenovo.

Lenovo kishte rezultate dukshëm më të mira nga prodhuesit tjerë. Toshiba u gjet në vendin e dytë, derisa Samsung kërceu në vendin e tretë. Apple ka rënë në vendin e katërt, me vetëm gjysmën e pikëve që ka Lenovo. Asus dhe HP janë në vendin e pestë, respektivisht të gjashtë. Pjesa tjetër e listës plotësohet nga Dell, Sony dhe Acer.

CEO i Rescuecom me rastin e publikimit të rezultateve tha se në (në përmasa relative) prodhuesit e vegjël, siç janë Samsung dhe Toshiba, tregojnë për trendin interesant të besueshmërisë që do të jetë interesant të përcjellim në periudhat e ardshme. /Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.