Published On: Sun, Feb 19th, 2012

Jolie të financojë largimin e minave në Kroaci

Share This
Tags


Pas premierës së filmin “In the Land of Blood and Honey” në Zagreb, mediat kroate raportojnë se regjisorja e këtij filmi, Angelina Jolie, do të financojë largimin e minave në rrethinën e Gospicit.

Njoftimin se Jolie do të dhurojë mjete për deminimin e këtij vendi kroat e ka dhënë Vecernji list, ndërsa nga Fondacioni “Kroacia pa mina” nuk kanë dashur të japin detaje rreth projektit të mundshëm.

Nga ana tjetër, është konfirmuar se yllit hollivudian i është prezantuar projekti rreth vetëdijesimit të nxënësve të shkollave fillore, të cilët jetojnë në rajone ku akoma gjenden mina nga lufta e viteve të nëntëdhjeta. /Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.