Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Jennifer Lopez dhe Casper, të dashuruar në Rio


Bluzë sportive me shirita të kuq, xhinse të ngushta, taka të larta, shirit dekorativ në flokët e saj të lëshuar, e dashuruar dhe entuziaste.

Po flasim për Jennifer Lopez, e cila së bashku me të fejuarin e saj më të ri Casper ka qenë e ftuar VIP në tribunë gjatë sfilatës së Karnavaleve në Rio.

Tashmë mund të themi se së bashku me të fejuarin e saj 18 vite më të ri janë bërë të pandashëm.

JLo është parë në një formë të shkëlqyer dhe tepër e gëzuar, ku i vetmi moment irritomi ka qenë kur fotografët “u turrën” në momentin që ajo po hante patetina.

Pas ndarjes me Marc Anthony, ylli portorikan i muzikës pop duhet thënë se e ka kaluar shumë shpejt atë histori dhe aktualisht ndihet tepër e lumtur në krahët e balerinit të saj Casper.

r.b/NOA

Komento

You must be Logged in to post comment.