Grupi ABA publikojnë këngën e padëgjuar

Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat, mësohet se super pop grupi ABA ka shpallur planet për ta ripublikuar albumin e fundit “The Visitors”, përfshirë edhe një këngë që më herët nuk është dëgjuar, më 23 prill të këtij viti. Ky album për të parën herë ishte publikuar në vitin 1981. Sipas revistës për pop kulturë, Rolling Stones, ky do të jetë incizimi i parë i ri i grupit i lëshuar në qarkullim, që nga kompleti i grupit i publikuar në vitin 1994, me titull “Thank You for the Music”. Grupi suedez ABA ishte shkatërruar në vitin 1982 dhe prej atëherë ka refuzuar të ribashkohet. Madje, ky grup kishte refuzuar të paraqitet së bashku me rastin e shënimit në të ashtuquajturin “Rock&Roll Hall of Fame” në vitin 2010.









