Edhe polic patrulle dhe pa patente

Të paktën në Shqipëri policët lëvizin me makina me targa të huaja dhe pa dokumente por në Gjermani lëvizin edhe pa patentë.
Një polic gjerman nga Harz i Magdeburgut ka drejtuar makinën e patrullës së policisë 22 vjet pa leje drejtimi. Kjo gjë u zbulua pasi polici bëri përpjekje për rinovimin e lejes së drejtimit.
Leje të cilën ai e kishte për drejtimin e traktorit dhe motoçikletës. Policia në Magdeburg e ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se kundër policit ka iniciuar një procedurë disiplinore e penale.
Burimi: albeu.com









