Published On: Fri, Jan 27th, 2012

E ‘harruan’ në burg, merr 22 milion dollarë dëmshpërblim (VIDEO)


Një person që u mbajt dy vjet i burgosur në SHBA pa një vendim gjykate fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim, një prej shumave më të mëdha të akorduara ndonjëherë në histori për gabimet e sistemit të drejtësisë.

Ai u arrestua në vitin 2005 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, por gjykata praktikisht e harroi në qeli ndërsa priste të paraqitej përpara saj dhe ai qëndroi më shumë se dy vjet në paraburgim, në pritje të procesit që nuk u realizua kurrë.

58-vjeçari Stephen Slevin, nga Nju Meksiko, për shkak se qëndroi në një qeli paraburgimi, e cila është konceptuar për të mbajtur një person vetëm për disa ditë, u mbajt për dy vjet i izoluar 24 orë në 24, pa u lënë asnjëherë të dilte nga dhoma dy metra e gjerë dhe tre e gjatë, të takohej me familjarët dhe të kishte asistencë mjekësore.

Pasi rasti i tij u pikas dhe u lirua pas dy vitesh burgosje arbitrare, Slevin paraqiti një padi ndaj shtetit dhe një gjykatë i akordoi dëmshpërblimin rekord, për burgosje të padrejtë dhe dhunim të të drejtave thelbësore kushtetuese.

“Nuk e bëmë asnjëherë këtë proces për para. Pacienti im ka probleme mendore nga koha e kaluar në qeli dhe duhet të vizitojë rregullisht qendra psikologjie. Ajo që ka kaluar ai është e paimagjinueshme”, u shpreh avokati mbrojtës.

Visit msnbc.com for breaking news, world news, and news about the economy

Use Facebook to Comment on this Post

Komento

You must be Logged in to post comment.