Çfarë mendojnë femrat kur arrijnë në orgazëm? (video)

Një studim, vërtet revolucionar, arriti të zbulojë se çfarë ndodh në mendjen e femrave, kur ato arrijnë në orgazëm!
Për herë të parë, mund të shikojmë se ç’ndodh në trurin e një femre kur ajo arrin në këtë fazë.
Shkencëtarët mundën të zbulojnë me anë të teknologjisë -duke skanuar trurin- dhe të krijojnë një video me anë të cilës duket qartë se si reagon truri i femrave gjatë orgazmës!
Studimi u krye nga ekipi i specializuar i psikologut të njohur nga New Jersey dhe njëkohësisht pentagon në Universitetin Rutgers, Barry Komisaruk.
Që të arrinin në krijimin e videos, shkencëtarët studiuan imtësisht trurin e një femre, me anë të rezonancës magnetike.
Kur shkencëtarët analizuan videon, mundën të ‘kapnin’ 80 pjesë të veçanta të trurit, të cilat ndryshonin gjatë orgazmës.
“Qëllimi i këtij hulumtimi është të konceptojmë se si orgazma akumulohet nga stimulimi i organeve gjenitale dhe se cila pjesë e hemisferës së trurit mobilizohen”, deklaroi shkencëtari Komisaruk, i cili prezantojë hulumtimin e tij, në simpoziumin vjetorë të Neuroscience-s, që mbahet në Uashington.
Siç edhe shpjegon profesori, gjatë periudhës së orgazmës, nga ‘hypothalamusi’, lirohet një substancë kimike, e cila quhet Oxytocin, substancë kjo që shkakton një ndjenjë të fuqishme kënaqësie. Kjo substancë stimulon mitrën dhe e bënë atë të tkurret. Pas përfundimit të orgazmës, aktiviteti i ‘hypothalamusi’ rikthehet në rrethana normale gradualisht.
Ndiqni evoluimin e trurit të femrës gjatë orgazmës regjistruar në video: Burimi:albobserver.com









