Published On: Tue, Feb 21st, 2012

Arrestohen sulmuesit e shqiptarëve


Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kanë arritur ta zbardhin ngjarjen që ka ndodhur ditë më parë në Afganistan, kur u sulmuan ushtarakët shqiptarë.

Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan. Grupi i ushtarakëve të gjendur në këtë situatë të rëndë, ka reaguar me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, duke bërë të mundur arrestimin e personelit të Policisë afgane të përfshirë në ngjarje.

Nga strukturat operacionale të NATO-s janë marrë masa të menjëhershme për evakuimin mjekësor ajror të të tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti Vogli, nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë janë futur menjëherë në sallat e operacionit. /Telegrafi/

Komento

You must be Logged in to post comment.