Published On: Wed, Feb 22nd, 2012

Anjeza Shahini e dashuruar me një djalosh anglez


Këngëtarja Anjeza Shahini prej disa kohesh është duke përjetuar një histori të bukur dashurie me një djalosh simpatik. Djaloshi qe ka bere për vete këngëtaren quhet Pol dhe është një qytetar anglez. Pol prej kohësh jeton në Shqipëri, ku edhe është njohur me Shahinin. Historia e tyre është ruajtur me fanatizëm të madh nga këngëtarja dhe rrethi i saj i ngushte i miqve. Mirëpo ashtu siç dikur ka kënduar e ndjera Anita Bitri: “Një dashuri nuk mund te mbetet anonim” edhe kjo histori nisi të përflitet dhe të dalë në shesh. Kështu, të afërm të këngëtares sigurojnë që nuk behët fjalë për një histori kalimtare, por tepër serioze. Kjo është e para histori dashurie e publikuar për Anjeza Shahinin.

Komento

You must be Logged in to post comment.