Published On: Sun, Feb 5th, 2012

Aleanca Kuqezi : Kufijtë nuk janë pazar

Share This
Tags


Aleanca Kuqezi ka reaguar sot për qëndrimin e ish-Koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Ballkanin, Erhard Busek, i cili në një intervistë propozoi ndarjen e Kosovës.

AK e cilëson të papranueshme deklaratën, duke shtuar se “kufijtë e Kosovës nuk janë çështje pazaresh”. AK shpreh mbështetje “të projektit amerikan për Kosovën” dhe thekson se “shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet”. Drejtuesit e AK theksojnë se këto propozime nuk garantojnë stabilitetin në rajon.

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për opsionin e ndarjes së Kosovës duhet të bisedohet “qosheve”, në mënyrë që mediat të mos bëjnë zhurmë.

Por, sipas tij, për momentin ky skenar është i pamundur përsa kohë pala shqiptare dhe ajo serbe nuk ulen në tryezë për të biseduar posaçërisht për këtë çështje.

“Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. Unë e kam propozuar atë, por nuk jam i sigurt nëse kosovarët janë të gatshëm për të ardhur deri këtu”, ka deklaruar Busek.

Ai ka shprehur bindjen e tij se ndarja e Kosovës nuk do të shkaktonte probleme të tjera në rajon, si për shembull në Bosnje e Hercegovinë.

Komento

You must be Logged in to post comment.