Published On: Sat, Jan 21st, 2012

6 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës, aktivitete në nderim të tij


6 vjet nga vdekja e ish-Presidnetit të Kosovës Ibrahim Rugova, qytetarët dhe vijuesit e rrugës së tij e kujtojnë figurën e Rugovës me aktivitete të shumta.

Siç transmeton RTK, përkujtimi ndaj tij fillon në orën 10 e 30 ku Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e Kryesisë së LDK së do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova.

Nën kujdesin e Presidentes së vendit Atifete Jahjaga në Teatrin Kombëtar të Kosovës në orën 11, do të mbahet një Akademi përkujtimore.

Ndërkaq, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në orën 13 e 30, edhe LDK-ja do të mbajë një akademi përkujtimore kushtuar themeluesit dhe liderit të vet shumëvjeçar, Ibrahim Rugova, në të cilën do të flasë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Presidenti Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Kodrën e Diellit”, ndërsa në vitin 2007 ai u nderua nga Presidenti i asaj kohe Fatmir Sejdiu me titullin, “Hero i Kosovës”.

Komento

You must be Logged in to post comment.